Nokia për të persona të verbër dhe me shikim të dëmtuar
Kompania finlandeze Nokia po tenton të ndihmojë personat e verbuar dhe ata me shikim të dëmtuar.
Në bashkëpunim me shoqatën franceze të personave të verbër dhe me shikim të dëmtuar "Handicap Zero", ajo ka zhvilluar zgjidhje softuerike të cilat janë kompatibile me sistemin operativ për telefona celularë Symbian.
Prodhuesi amerikan i softuerëve "KNFB Reading Technology", në të njëjtën kohë, ka ofruar zgjidhje të plotë softuerike e cila mundëson leximin dhe skenimin e tekstit në modelin Nokia N82, e më pas ritranskriptimin vokal të asaj përmbajtje.
Bëhet fjalë për një zgjidhje jashtëzakonisht të rëndësishme e cila, megjithatë, ende është shumë e shtrenjtë dhe vështirë e përballueshme për një numër të madh të buxheteve shtëpiake.
Ky softuer, së bashku me telefonin celular, kushton 1.300 euro